Loredana rrëzohet duke ndjekur Gjestin ne oborr, ky i fundit i reagon: Të thashë mos hyj nëpër ujë

Teksa po ndiqte Gjestin nëpër oborr, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua kur po përpiqej të kapërcente pishinën.

Kjo situatë bëri që modelja të pësonte një lëndim në gju.

#fermavip #bigbrothervipalbania #bigbrotherkosova #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova #gjesti ♬ Originalton – ВⷡВⷡVͮ AͣLвaͣNiaͣ 4Watch on TikTok

 

Në ato momente pranë saj ndodhej Egli, e cila nuk hezitoi t’i gjendej afër dhe ta ndihmonte derisa ajo po përpiqej të merrte veten.

Loredana, e mbërthyer nga dhimbja, u pa duke shtrënguar gjurin me duar, për të qetësuar disi lëndimin, ndërsa rënkonte nga sikleti i momentit.

Sidoqoftë, Gjesti u mundua të zbuste situatën duke i bërë asaj një reagim komik.

“Të thashë mos hyj nëpër ujë!”, i thoshte Gjesti asaj, duke u munduar ta kthente situatën në humor. /Telegrafi/

en_USEnglish