Deklarata e Gjestit për Unikkatil, reagim i fortë nga TBA

Në një moment brenda shtëpisë së “Big Brother”, Gjesti ka zgjedhur të shprehë publikisht admirimin e tij për reperin legjendar Unikkatil.

Teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë, Gjesti e cilësoi Unikkatilin si një figurë të pavdekshme të muzikës shqiptare, duke thënë: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.”

Ky deklarim nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit dhe fansat e reperit.

Faqja zyrtare e The Bloody Alboz, grupit që përfaqëson Unikkatilin, reagoi menjëherë përmes një postimi në Instagram.

Në këtë reagim, ata e vlerësuan gjestin e Gjesti-t si një respekt të madh ndaj figurës së reperit dhe bënë thirrje për ta mbështetur atë në garën për çmimin e madh të Big Brother:

“Gjesti për Unikkatil. Support krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother!” – shkruhet në postim, i shoqëruar me një video nga momenti i deklaratës brenda shtëpisë. /Prive By Libert Spahiu

en_USEnglish