Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” nga një surprizë e papritur për Egli Takon.
Ish-partneri i saj, Olsi Bylyku, hyri në shtëpi për ta takuar, duke shkaktuar emocione të mëdha dhe reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.
Ky moment është komentuar masivisht në rrjet, duke ndezur krahasimet me një tjetër episod legjendar nga sezoni i parë – puthja ikonike mes Borës dhe Donaldit, që bëri historinë e Big Brother VIP Albania.
Megjithëse takimi i Olsit dhe Eglit ka prekur publikun dhe ka marrë shumë vëmendje, ai ende nuk ka arritur të thyejë rekordin emocional dhe viral të momentit Bora-Donald.