“E dua biznesmen dhe…”- Konkurrentja e “Ferma VIP” tregon tipin e mashkullit që dëshiron të ketë në krah: Ja arsyeja pse

Një nga konkurrentet e reality-show-t Ferma VIP, Alba Pollozhani, ka treguar prototipin e mashkullit të cilin pëlqen.

 

Teksa ka qenë duke biseduar me fermerët e tjerë Alba ka renditur karakteristikat ku një më kryesorja për të është që partneri i saj të jetë biznesmen.

“Verior, mysliman, se i përkasë vetë fesë myslimane, dhe pika tjetër biznesmen dhe e di pse? Sepse unë e kam në gjak biznesin, e kam studiuar dhe jam marrë gjithë kohës me biznes dhe unë e di se si është një mashkull i fushës së biznesit,” u shpreh fermerja teksa shtoi se:

“Fjalën biznesmen të tjerët menjëherë e përkthejnë i pasur, multimiloner, multimiliarder. Jo more biznesmenin mund ta gjesh edhe me borxhe, minus.”

en_USEnglish