Joz Marku, ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, është bërë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë këto ditë, pas një incidenti të papritur që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
Marku goditi me shuplakë Gjestin, në momentin kur ky i fundit po largohej nga shtëpia pas eliminimit. Veprimi i papritur tronditi jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun që po e ndiqte live momentin.
Menjëherë pas incidentit, ndërhyri Policia e cila arrestoi këngëtarin shkodran. Në deklaratën e tij, Marku ka thënë se është provokuar nga artisti pejan, Gesti.
Ai u lirua të nesërmen dhe së fundmi është parë për herë të parë në publik.
Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjete sociale, ai shihet i qeshur, i rrethuar nga miqtë dhe duke kënduar, pa shenja tensioni nga ngjarja që tronditi publikun.
Ndërkohë, Gesti vazhdon rrugëtimin e tij në BBVA dhe pritet të jetë pjesë e finales së madhe që do të mbahet këtë të shtunë.